Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

watchOS 9 mbërrin më 12 Shtator

Duhet të keni një iPhone 8 ose gjeneratën e dytë të iPhone SE për të instaluar watchOS 9 në orën tuaj inteligjente.

watchOS 9 mbërrin më 12 Shtator

Pak përpara se gjenerata e re e orëve inteligjente Apple Watch të mbërrijë drejt fundit të muajit, përdoruesit e orëve aktuale mund të kalojnë në watchOS 9.

Apple thotë se do të lançojë sistemin operativ më 12 Shtator, të njëjtën ditë që vjen iOS 16.

Duhet të keni një iPhone 8 ose gjeneratën e dytë të iPhone SE për të instaluar watchOS 9 në orën tuaj inteligjente.

Përdoruesit e Apple Watch Series 3 nuk mund të marrin këtë version që është i përshtatshëm vetëm për modele Series 4 dhe ato më të fundit.

Gjithashtu duhet theksuar se jo të gjitha veçoritë e watchOS 9 do të jetë të disponueshme për të gjithë përdoruesit në çdo vend të botës.

Disa prej funksioneve që kanë marrë përditësime janë opsionet e fitnesit, monitorit të rrahjeve të zemrës, ushtrime fizike. Përdoruesit mund të gjurmojnë edhe fibrilacionin atrial.

Një pamje e re e Siri, aplikacioni i ri Calendar, gjeste për veprime të shpejta dhe më shumë ndërfaqes të ekranit janë risi të tjera. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 13

46,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro

59,990 L64,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

68,990 L74,990 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
Porosit me 1 Klik