Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Nëse i ndërroni ekranin iPhone 13 Face ID nuk do të funksionojë më

Ekrani i iPhone 13 nuk ka lidhje fare me teknologjinë dhe mirëfunksionimin e Face ID sepse sistemi është i vendosur vetë në telefon dhe jo ekran.

Nëse i ndërroni ekranin iPhone 13 Face ID nuk do të funksionojë më

Nëse një konsumator i zëvendëson ekranin iPhone 13 nga një riparues i paautorizuar dhe i palicencuar nga Apple, Face ID në atë smartfon nuk do të funksionojë më.

Apple është një prej kompanive më të kritikuara për shkak të kufizimeve që vendos në riparimin e produkteve të saj. Kur zëvendësohet ekrani i një iPhone, Apple informon përdoruesin se nuk është ekran origjinal dhe e njëjta gjë aplikohet për kamerat.

Tani e tutje zëvendësimi i ekranit nuk do të ngelet me një mesazh paralajmërues, por do të bllokohet Face ID. Kompania thotë se e bën këtë me qëllim që konsumatori të jetë i mirëinformuar për pjesët e zëvendësuara në smartfonin e tij.

Ekrani i iPhone 13 nuk ka lidhje fare me teknologjinë dhe mirëfunksionimin e Face ID sepse sistemi është i vendosur vetë në telefon dhe jo ekran.

Apple ka një program riparimi për iPhone i cili i jep mundësinë çdo kompanie apo palë të tretë të bëhet një ofrues i autorizuar i shërbimeve të Apple nëse përmbushin kushtet e vendosura prej kompanisë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 12

33,990 L36,990 L
 
BEST DEALS
Ofertë!

Apple iPhone 12 Pro Max

49,990 L52,990 L
Të Përdorura

Apple iPhone 8

17,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
Porosit me 1 Klik