Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Google thotë se ka bllokuar sulmin DDoS më të madh regjistruar ndonjëherë

Sulme të tilla synojnë të përmbytin me trafik rrjetet e kompanive duke bllokuar aktivitetin e tyre online.

Google thotë se ka bllokuar sulmin DDoS HTTPS regjistruar ndonjëherë në Qershor i cili arriti një kapacitet maksimal prej 46 milionë kërkesa për sekondë.

Për ta vënë në perspektivë, është 76 përqind më i madh sesa sulmi i mëparshëm DDoS që mban rekordin dhe që Cloudflare e bllokoi.

Google tha se është njëlloj si të merrni të gjitha kërkesa ditore të Wikipedia po vetëm në 10 sekonda.

Sulme të tilla synojnë të përmbytin me trafik rrjetet e kompanive duke bllokuar aktivitetin e tyre online.

Jo vetëm që është sulmi i tretë rekord DDoS në pak muaj, por vjen në një kohë kur hulumtuesit e sigurisë së Google thonë se po rriten në madhësi dhe frekuencë.

Google përshkroi ngjarjen si mëposhtë:

  • Në 9:45 sulmi filloi me mbi 10 mijë rps(request per second) ndaj një prej balancuesve HTTPS të një klienti.
  • 8 minuta më vonë sulmi u rrit në 100 mijë rps.
  • 2 minuta më pas sulmi goditi kapacitetin e tij maksimal prej 46 milionë rps
  • Rrjeti i Google e kishte identifikuar sulmin dhe aktivizuar masat mbrojtëse për bllokimin e tij
  • Sulmi filloi të venitej rreth orës 10:54, me shumë gjasa nisur nga fakti se sulmuesit nuk po merrnin rezultatin e pritur
  • Google identifikoi 5,256 IP nga 132 vende të botës të cilat po kontribuonin në sulm

Ajo që habiti Google ishte sulmi i cili bazohej në protokollin e sigurte HTTPS dhe jo HTTP. Sulmet HTTPS janë më të kushtueshme sesa HTTP sepse kërkojnë më shumë fuqi kompjuterike për të krijuar një lidhje të sigurte TLS.

Afro 22 përqind e IP-ve të përdorur buronin nga nyjet dalëse të rrjetit Tor, por për nga volumi i kërkesave përfaqësonin vetëm 3% të trafikut sipas hulumtuesve të Google.

Që nga fillimi i vitit sulmet DDoS janë shtuar ndjeshëm. Është vënë re një rritje me 236 përqind krahasuar me gjashtë mujorin e parë të 2021.

Në Prill Kaspersky lëshoi një raport duke thënë se sulmet DDoS kanë arritur nivelet më të larta në historinë e internetit, një rritje me 46% çdo tre muaj.

Kompania thotë se pushtimi Rus i Ukrainës ka luajtur një rol madhor në shtimin e sulmeve DDoS këtë vit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Porosit me 1 Klik