Edhe pse funksionaliteti ka debutuar, shumë pak përdorues e kanë vënë re një opsion të tillë derisa filluan të merrnin njoftime.

Google tha në muajin Gusht se aplikacioni iOS i Maps së shpejti do të kishte një dark mode. Edhe pse funksionaliteti debutoi, shumë pak përdorues e kanë vënë re një opsion të tillë derisa filluan të merrnin njoftime.
Nëse edhe ju jeni prej atyre që nuk kishit dijeni për ekzistencën e një opsioni të tillë, atëherë ndiqni udhëzimet më poshtë.
Nga ndërfaqja kryesore e Google Maps në iOS klikoni foton tuaj të profilit në skajin e djathtë lart të ekranit. Zgjidhni opsionin Settings nga menuja dhe më pas Dark Mode.
Do të gjeni tre opsione: On, Off dhe Same as Device Setting. Kjo e fundit bën aktivizimin automatik nëse iPhone juaj ka të aktivizuar dark mode automatike në nivel sistemi.
Nëse jeni në Android një funksionalitet i ngjashëm është prezent por ndryshon mënyra e aktivizimit. Duhet të klikoni foton e profilit më pas Settings dhe më pas Theme.
Aty do tu shfaqen tre opsione të ngjashme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë