Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Zëvendësimi i baterisë së iPhone 14 është një surprizë e pakëndshme për përdoruesit

iPhone thuhet se mbajnë deri në 80% të kapaciteti edhe pas 500 cikleve të karikimit.

Zëvendësimi i baterisë së iPhone 14 është një surprizë e pakëndshme për përdoruesit

Një zëvendësim i baterisë të iPhone 14 do të kushtojë 30 dollarë më shumë sesa i modelit të kaluar.

Në uebsajtin e Apple thuhet se zëvendësimi i baterisë së çdo modeli iPhone 14 kushton 99 dollarë, një rritje e ndjeshme nga 69 dollarë që ka qenë për gjeneratat e kaluara.

Apple ende nuk ka bërë të ditur kapacitetin e baterisë së iPhone 14, Plus, Pro dhe Pro Max, por thotë se kanë jetëgjatësinë më të lartë të baterisë vendosur ndonjëherë në një iPhone.

Nëse jeni një blerës i ri një iPhone 14, mbase nuk është koha e duhur për të menduar për zëvendësimin e baterisë. Apple do të zëvendësojë baterisë pa pagesë vetëm nën programin AppleCare dhe ka më pak se 80% të kapacitetit të saj.

iPhone thuhet se mbajnë deri në 80% të kapaciteti edhe pas 500 cikleve të karikimit. Zëvendësimi prej 99 dollarësh i baterisë aplikohet vetëm nëse keni nevojë për riparimin e saj jashtë garancisë 1 vjeçare që vinë produktet e Apple. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik