Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Twitch shton historitë në aplikacionin mobil

Historitë në Twitch funksionojnë njëlloj si në platformat e tjera të medias sociale.

Twitch shton historitë në aplikacionin mobil

Ndërsa TwitchCon do të fillojë këtë javë në Las Vegas, përpara këtij momenti festiv Twitch tha se do të lançojë historitë për aplikacionin mobil të Twitch.

Duke integruar historitë në eksperiencën e Twitch, e kemi bërë më të lehtë që të arrin komunitetin tuaj direkt në platformë,” shkruante menaxheri i lartë i produktit Eduardo Fenili në blogun e kompanisë.

Historitë në Twitch funksionojnë njëlloj si në platformat e tjera të medias sociale. Përdoruesit e kualifikuar mund të postojnë fotot, tekst, ose klipe që zhduken pas 48 orësh. Shikuesit mund të shohin historitë nga krijuesit që ndjekin në një hapësirë të dedikuar në krye të aplikacionit Twitch.

Aktualisht historitë janë të disponueshme vetëm për bashkëpunëtorët dhe partnerët të cilët kanë bërë një transmetim në 30 ditët e fundit me Twitch që tha se funksionaliteti mund të zgjerohet tek më shumë përdorues me kalimin e kohës.

Përdoruesit me 30 abonentë ose më shumë kanë mundësi të krijojnë histori vetëm për të abonuarit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L
BEST DEALS

Apple iPhone 15 Pro Max

134,990 L149,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

114,990 L144,990 L
 
Porosit me 1 Klik