Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Tableti buxhetor i Xiaomi vjen në Evropë me çmime tërheqëse

I disponueshëm në tre ngjyra, gri, artë dhe blu, tableti vjen me 6GB RAM dhe 128GB memorie për 399 euro, 8GB RAM + 128GB memorie për 429 euro dhe 8GB RAM dhe 256GB memorie për 449 euro.

Tableti buxhetor i Xiaomi vjen në Evropë me çmime tërheqëse

Xiaomi lançoi tabletin Pad 6 në Evropë me një çmim tepër joshës. I disponueshëm në tre ngjyra, gri, artë dhe blu, tableti vjen me 6GB RAM dhe 128GB memorie për 399 euro, 8GB RAM + 128GB memorie për 429 euro dhe 8GB RAM dhe 256GB memorie për 449 euro.

Xiaomi Pad 6 dhe Pad 6 Pro vinë me ekranin 11-inç 144Hz LCD me rezolucion 2880×1800 dhe të njëjtin dizajn por këtu përfundojnë të gjitha ngjashmëritë.

Modeli pro ka çipin Snapdagon 8 Plus Gen 1, 67W karikim të shpejtë, bateri 8600mAh dhe kamër selfie 20-megapiksel. Varianti pro ka edhe një sistem prej katër altoparlantësh.

Ndërsa Xiaomi Pad 6 vjen me procesorin Snapdragon 870, 33W karikim, bateri 8840 mAh dhe kamër selfie 8-emgapiksel.

Tabletët u lançuan në muajin Prill në Kinë dhe pritet të jenë prej pajisjeve buxhetore më të mirë në këtë kategori produktesh.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Galaxy Tab A7 Lite

14,990 L
 
BEST DEALS

Samsung Galaxy Tab A8 10.5″ (2021)

19,990 L21,990 L
 

Samsung Galaxy Tab S8 5G (2022)

77,990 L79,990 L
 
Porosit me 1 Klik