Monedhë

[woocommerce_currency_converter currency_codes="EUR" currency_display="select"]

Kategoritë

3 vjet më parë

Sony ka krijuar një kontroller PlayStation 5 për njerëzit me aftësi të kufizuara

Disa organizata bamirëse përfshirë AbleGamers në SHBA dhe SpecialEffect në Britani, kanë kontribuar në zhvillimin e mjetit.

Sony ka krijuar një kontroller PlayStation 5 për njerëzit me aftësi të kufizuara

Sony ka bashkëpunuar me ekspertë për të prezantuar një kontroller PlayStation 5 për gamerat me aftësi të kufizuara.

Projekti Leonardo është një ndërfaqe me butona të ndryshëm dhe leva me të cilat lojtarët mund të krijojnë konfigurime që u përshtaten nevojave të tyre.

Microsoft Adaptive Controller, lançuar në 2018-ën shitet për 75 dollarë edhe pse butonët ekstra dhe levat kushtojnë ekstra.

Për Projektin Leonardo nuk ka as një çmim e as një datë debutimi.

Një përfaqësues i kompanisë tha se pajisja do të funksionojë nga kutia dhe të ndihmojë gamerat të luajnë më më lehtësi, rehati dhe për periudha më të gjata.

Disa organizata bamirëse përfshirë AbleGamers në SHBA dhe SpecialEffect në Britani, kanë kontribuar në zhvillimin e mjetit.

Prodhues të tjerë si Hori, kanë zhvilluar gjithashtu kontroller aksesibiliteti. Në CES 2023 përveçse njoftoi 30 milionë konsola PlayStation 5 të shitura, Sony prezantoi edhe trailerin e filmit të ardhshëm bazuar në lojën e garave me makina Gran Turismo. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
- 29%
BEST DEALS
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,990 L
Kurseni: 2,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik