Snapdragon X është përgjigja e Qualcomm ndaj çipeve Apple M-Series për kompjuterët me modelin e parë që erdhi në MacBook Air në 2020.
Qualcomm thotë se ka një emër të ri për platformën e gjeneratës së ardhshme për kompjuterët: Snapdragon X. Platforma është e bazuar në teknologjinë e procesorit Oryeon që vjen nga blerja e Nuvia në 2021.
Kjo e fundit është një kompani e themelua nga ish inxhinierë të Apple të cilët kanë punuar në çipet Apple A-Series për iPhone dhe iPad. Në Shtator të 2024 ARM dërgoi një padi kundrejt dy kompanive lidhur me marrëveshjen.
Snapdragon X është përgjigja e Qualcomm ndaj çipeve Apple M-Series për kompjuterët me modelin e parë që erdhi në MacBook Air në 2020. Nëse Qualcomm arrin të ofrojë performancë dhe jetëgjatësi baterie të ngjashm me çipet e Apple do të jetë fitore e madhe për përdoruesit Windows e veçanërisht për laptopët e hollë.
Performanca dhe bateria janë një balancë delikate për laptopët. Ngjashmëria tjera që çipet Snapdragon X dhe Apple M1 kanë është njësia e përpunimit neural e cila merret me proceset AI.
Njësoj si platforma e vjetër Snapdragon 8cx, e reja do të ketë konektivitet 5G, diçka që Apple nuk ka arritur ta bëjë me procesorë M-Series e madje thuhet e po vuan me zhvillimin e teknologjisë së saj të modemëve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë