Si në vitet e kaluara, Apple ka rezervuar disa teknologji të fundit vetëm për modelet Pro siç është procesori A17 Pro.
Apple prezantoi ditën e djeshme modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro në evenimentin vjetor të Vjeshtës. Shumë spekulime u konfirmuar por disa të tjera nuk u materializuan siç ishte iPhone 15 Ultra.
Si në vitet e kaluara, Apple ka rezervuar disa teknologji të fundit vetëm për modelet Pro siç është procesori A17 Pro.
Është i pari çip “pro” që vendoset në një iPhone dhe numëronte 19 miliardë tranzistorë. Apple pretendon se dy bërthamat e performancës janë 10 përqind më të shpejta secila sesa A16 e vitit të kaluar.
Është konfirmuar edhe kalimi në USB-C për karikim për të gjitha modelet e iPhone 15 por variantet Pro kanë disa opsione shtesë siç është Butoni i Aksionit.
Mund të programohet për një sërë funksionesh siç është hapja e kamerës, ndezja e dritës së kamerës, apo përdoruesit mund të krijojnë edhe shkurtesat e tyre.
iPhone 15 Pro vjen me një kasë prej titani dhe kornizë prej alumini. Fillon nga 999 dollarë po aq sa iPhone 14 Pro dhe përdoruesit mund të porositin që nga dita e Premte.
Por si krahasohet me rivalët Galaxy S23 Ultra apo Google Pixel 7 Pro?
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë