Kostoja mesatare për SSD është më e ulëta regjistruar ndonjëherë ku 2TB kushtojnë më pak se 100 dollarë.

Samsung Electronics zbuloi planet për ekosistemin e SSD-ve në evenimentin Samsung Tech Day dhe duken mjaft premtues.
Kompania synon të vendosë mbi 1 mijë shtresa në çipet NAND më të avancuara deri më 2030-ën edhe pse nuk tregoi se për çfarë produktesh do të aplikohet teknologjia.
SK Hynix dhe Micron njoftuan në fillim të 2022 se do të lançonin produktet e tyre me 238 dhe 232 shtresa respektivisht duke ulur ndjeshëm koston për terabajt të disqeve solide.
Kostoja mesatare për SSD është më e ulëta regjistruar ndonjëherë ku 2TB kushtojnë më pak se 100 dollarë.
Më shumë shtresa nuk do të thotë produkte më të lira por edhe dendësi më të lartë e memories. Aktualisht SSD-ja më e madhe në botë është një model 3.5-inç 100TB nga Nimbus Data dhe përdor një çip MLC me 64-shtresa. Një çip me 1024 shtresa TLC/QLC do të kishte 16 herë më shumë kapacitet duke vendosur 1000TB ose 1 PTB të dhëna përpara fundit të kësaj dekade.
Përpjekje për shtimin e kapaciteteve po bëhen nga disa kompani. Aktualisht kapaciteti më i lartë i një hardisku është 26TB ndërsa Seagate synon të arrijë në 26 TB.
Gjatë evenimentit Samsung njoftoi se çipi TLC V-NAND prej 1TB do të jetë i disponueshëm për konsumatorët në fund të 2022 ndërsa gjeneratat e ardhshme TLC T-NAND 2TB do të vijë në 2024.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë