Website-i i ri dhe kanali në YouTube do të ofrojnë këshilla rreth lojërave kompjuterike nga expertë dhe lojtarët më me emër
Samsung Electronics ka krijuar një program të ri inovativ trajnimi për të ndihmuar lojtarët e lojërave kompjuterike të çojnë aftësitë e tyre në një tjetër nivel.
Platforma e lojërave “‘Embrace your game ” nga Samsung dhe kanali në YouTube “Samsung Global ” do të ofrojnë njohuri dhe udhëzime nga ekspertët dhe lojtarët më të mirë të lojrave kompjuterike. Gjithashtu, në kë platformë do të ketë sesione trajnimi tërheqëse, interaktive, seminare dhe mësime, plus shumë përmbajtje të tjera rreth lojërave për të përmirësuar çdo kategori lojtarësh. Nisma do të përfshijë gjithashtu prezantimin paraprak të produkteve dhe teknologjisë më të fundit të lojërave kompjuterike të Samsung.
Seksioni i trajnimit për lojtarë të nivelit të lart në platformë do të përfshijë truket, këshillat dhe sekretet mbi mënyrën më të sofistikuar për të mposhtur kundërshtarët në Diablo Immortal® dhe si të zhvilloheni si një lojtar në World of Warcraft®.
Ky nivel, i diponueshëm për çdo kategoti lojtari, nga rastësor në lojtarët e nivele të larta, do të ofroj tituj përtej telefonit, kompjuterit apo tastierës.
“Samsung dëshiron të ndihmojë të apasionuarit pas lojërave kompjuterike. Trajnimi i lojtarëve do të ndihmojë një numër të madh të apasionuarish në të gjithë Evropën të jenë më të mirët që mund të jenë në lojëra , duke marr kënaqësi maksimale nga lojërat e tyre, “tha Benjamin Braun, Shefi i Marketingut, Samsung Europe. “Ne jemi krenar që po punojmë me disa trajnerë fantastikë dhe krijues të lojërave, përfshirë Randolph. Ne jemi gjithashtu të emocionuar për partneritetin me Activision Blizzard për këtë iniciativë, pasi ndajmë një vizion të përbashkët për fuqizimin e një brezi të ri lojtarësh ambicioz”. Nisma embrace your game’ do t’i ndihmojë të gjithë të ndiejnë se i përkasin botës së lojrave kompjuterike dhe se janë në gjendje të marrin vendime në lidhje me teknologjinë lojërave kompjuterike.Kjo do ta bëjë lojën kompjuterike një pjesë të kulturës evropiane.”
Lojtarët e nivelit të lartë dhe krijuesit e përmbajtjes që do të shfaqen në Level Up përfshijnë:
Për ata që kërkojnë monitorët, telefonat dhe produktet e tjera më të mira për të maksimizuar konfigurimin e pajisjeve të tyre të lojërave, seksioni i harduerit të trajnimit të “Gamer” do të ketë këshilla për të gjitha kategoritë e lojtarëve. Kjo do të mbulojë gjithçka, nga thjesht kërkimi i televizorit më të mirë të lojërave deri te ndërtimi i një PC të personalizuar nga e para, ndryshimi i GPU-ve ose zbulimi i kartave SSD më të mira. Duke u përshtatur për të gjitha llojet e pajisjeve të lojërave, pavarësisht nëse është PC apo lojëra përmes tastierës në divanin tuaj, platforma do të mbajë informacionin përkatës për të gjithë.
Eksperti i harduerit është Alex Brooks i TechFlow. Alex është një njohës i teknologjisë, i famshëm për rishikimet e tij të përpikta dhe mësimet informative. Ai ka më shumë se 460 mijë ndjekës në mediat sociale.
Trajnimi i lojtarëve është pjesë e platformës së re të Samsung ” Embrace your game’, e cila pranon se nuk ka më një lloj lojtari, por një komunitet të larmishëm dhe të gjallë. Samsung ka zhvilluar një sërë produktesh lojrash që lejojnë çdo lojtar të personalizojë konfigurimin e tij për t’iu përshtatur atij dhe stilit të tij, duke ditur që produktet më të mira krijojnë përvoja të jashtëzakonshme për lojtarët.
Produktet “Embrace your game ” përfshijnë:
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/uk/game-portal/
Disponueshmëria varion sipas tregjeve.
Copyright: © PCWorld Albania