Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Roboti mjekësor me inteligjencë artificiale i Google po testohet në spitale

Med-PaLM 2 është trajnuar me një set të dhënash nga ekspertë mjekësore për të cilin Google beson se do të përmirësojë bisedat rreth kujdesit shëndetësor krahasuar me Bard, Bing apo ChatGPT.

Roboti mjekësor me inteligjencë artificiale i Google po testohet në spitale

Google Med-PaLM 2, një mjet AI dizajnuar për tu përgjigjur pyetjeve rreth informacioneve mjekësore, ka qenë në testim në spitalin kërkimor Mayo Clinic që prej muajit Prill raportoi Wall Street Journal ditën e sotme.

Med-PaLM 2 është një variant i PaLM2, që u prezantua në Google I/O në Maj të këtij viti. PaLM 2 është modeli gjuhësor i cili fuqizon Google Bard.

Bazuar në një e-mail të brendshëm të kompanisë shikuar nga WSJ, Google shpreson se modeli i përditësuar mund të jetë veçanërisht i dobishëm në vende ku është e vështirë të komunikosh me doktorë.

Med-PaLM 2 është trajnuar me një set të dhënash nga ekspertë mjekësore për të cilin Google beson se do të përmirësojë bisedat rreth kujdesit shëndetësor krahasuar me Bard, Bing apo ChatGPT.

Raporti thotë gjithashtu se Med-PaLM 2 ka disa probleme me saktësinë e informacionit por në aspekte të tjera si arsyetimi apo përgjigje konsensuale, Med-PaLM 2 është thuajse në nivelin e një doktori.

WSJ raporton se konsumatorët të cilët po testojnë Med-PaLM 2 mund të kontrollojë të dhënat e tyre të cilat janë të enkriptuara dhe Google nuk i akseson.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 
Porosit me 1 Klik