Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Rikthehet ChatGPT pas rreth 2 orësh ndërprerje

OpenAI pranoi problemet dhe tha se janë prekur shërbimet API. Ndërkaq në këto momente që shkruajmë ChatGPT është rikthyer online.

Rikthehet ChatGPT pas rreth 2 orësh ndërprerje

Shërbimi shumë popullor ChatGPT i OpenAI ishte jofunksional për disa më shumë se 90 minuta për 100 milionë përdoruesit e saj aktivë.

OpenAI pranoi problemet dhe tha se janë prekur shërbimet API. Ndërkaq në këto momente që shkruajmë ChatGPT është rikthyer online.

Në vend të një platforme që funksionon normalisht, përdoruesit e ChatGPT u pritën nga një mesazh paralajmërues që thoshte “jemi në kapacitetin maksimal.”

OpenAI shkroi se kishte identifikuar problemin që po jepte mesazhet. Kjo ndërprerje zgjati rreth 2 orë.

Shërbimet e kompanisë patën problemet edhe mbrëmjen e kaluar për disa orë, ndërsa ndërprerja e shërbimit ishte e pjesshme.

Lançuar në Nëntor të vitit të kaluar, shërbimi është rritur me shpejtësi në 100 milionë përdorues në javë. Gjithashtu më shumë se 2 milionë zhvillues punojnë me API-të e kompanisë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

114,990 L144,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 15 Pro Max

134,990 L149,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

68,990 L74,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L