Apple prezantoi linjën M3 vetëm një javë pas prezantimit të Snapdragon X Elite andaj Qualcomm vijon të rrisë pretendimet për performancën e këtij të fundit.
Qualcomm vijon të bëjë disa pretendime të forta në lidhje me fuqinë e procesorit më të fundit ARM. Kompania thotë se Snapdragon X Elite është shumë më i shpejtë sesa çipet Apple M3.
Snapdragon X Elite “system-on-chip” (SoC) u prezantua së fundi si një procesorë ARM për laptopët dhe kompania asokohe pretendon se është më i fuqishëm sesa procesorët x86 Intel dhe AMD.
Dizajneri i çipeve tashmë pretendon se linja e ringjallur Snapdragon për kompjuterët mund të ofrojë më shumë performancë sesa Apple M3.
Gjatë prezantimit në Tetor Qualcomm tha se Snapdragon X Elite mund të arrijë të njëjtin nivel performance me Apple M2 Max duke konsumuar 30 përqind më pak energji.
Apple prezantoi linjën M3 vetëm një javë pas prezantimit të Snapdragon X Elite andaj Qualcomm vijon të rrisë pretendimet për performancën e këtij të fundit.
Tani thotë se bërthamat Oyron të Snapdragon X Elite janë më të shpejta sesa bërthamat performancës së Apple M3 në testimin e perfomancës me një bërthamë të vetme.
Sipas Qualcomm bërthamat Oyron janë 21 përqind më të shpejt sesa ato të M3 në testimet me shumë bërthama. Snapdragon X Elite ka në përbërje një CPU, GPU dhe NPU për proceset AI.
Laptopët e parë Windows me procesorin Snapdragon X Elite pritet të mbërrijnë në mesin e 2024 nga disa prodhues si Acer, Asus, Dell, HP, Honor, Lenovo, Microsoft dhe Samsung.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë