Jo çdo aspekt i këtij çipi është dizajnuar me inteligjencën artificiale në fokus, por Qualcomm thotë se komponentët e tij ofrojnë përfitime të mëdha për aplikacionet AI.
Qualcomm prezantoi çipin më të fundit mobil, Snapdragon 7 Gen 3. Është një përditësim i çipit për smartfonët e rangut të mesëm Snapdragon 7 Gen 2.
Me çdo produkt të ri, Qualcomm po integron inteligjencën artificiale dhe Snapdragon 7 Gen 3 nuk përbën përjashtim.
Jo çdo aspekt i këtij çipi është dizajnuar me inteligjencën artificiale në fokus, por Qualcomm thotë se komponentët e tij ofrojnë përfitime të mëdha për aplikacionet AI.
Por sigurisht që një procesor mobil ofron shumë më tepër sesa vetëm AI edhe pse reklamimi përqendrohet tek inteligjenca artificiale. Ka një frekuencë maksimale prej 2.63Ghz dhe ofron 50 përqind më shumë perfomancë dhe efikasitet.
Qualcomm gjithashtu thotë se çipi sjell përfitime të mëdha në integrimin e teknologjisë 5G. Çipet padyshim janë aq të rëndësishëm sa vetë telefonët që ato fuqizojnë.
Për këtë Qualcomm ka bashkëpunuar me Honor dhe Vive ndërsa këtë muaj pritet debutimi i smartfonit të parë që përdor Snapdragon 7 Gen 3. Një prej smartfonëve kandidatë është Honor Magic 6 i cili ka një model gjuhësor AI të integruar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë