Monedhë

Kategoritë

Politikat e Privatësisë

Shpresa AL Computer është e përkushtuar të rrespektojë dhe ruajë privatësinë e përdoruesve të saj. Kjo Politikë e Privatësisë, që është pjesë e përgjithshme e Kushteve të Shërbimit, mbulon informacionin personal të mbledhur për përdoruesit tanë, që përfshijnë përdorues të shërbimeve te Shpresa AL Computer (siç janë përcaktuar në Kushtet e Shërbimit), vizitorë të faqes web (shop.shpresa.al). Ju lutem, shikojeni me kujdes këtë dokument për të kuptuar më mirë si zbatohen praktikat tona në lidhje me informacionet personale. Duke përdorur shërbimin e Shpresa AL Computer ose faqen e web-it, ju bini dakort me praktikat e të dhënave të përshkruara në këtë dokument. Nëse nuk bini dakort me Politikën e Privatësisë ose me ndonjë nga Kushteve e Shërbimit, ju nuk mund të vazhdoni të përdorni shërbimet e Shpresa AL Computer ose të vizitoni faqen e web-it.

NDRYSHIMET NË POLITIKAT E PRIVATËSISË

Shpresa AL Sh.p.k. garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar). Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Shpresa AL Sh.p.k. , do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Shpresa AL Sh.p.k

CILAT TË DHËNA PERSONALE MBLEDHIM?

Ne mbledhim të dhënat personale të të gjithë përdoruesve të Shpresa AL Computer (duke përfshirë dhe vizitorët në faqen web), që mund të përfshijnë emër, numër telefoni, adresë banimi, adresë email-i dhe informacione që lidhen me pagesën. Ne mund t’ju kërkojmë që të jepni informacione personale për të bashkëvepruar ose për t’u regjistruar në faqen web. Ne kërkojmë nga ju që të regjistroheni në mënyrë që të përdorni shërbimet e Shpresa AL Computer.

Theksojmë se Shpresa AL Computer nuk ruan asnjë të dhënë të tipit Karte Krediti ose llogarie PayPal-i. Përdoruesit duhet t’i fusin këto të dhëna sa herë që bëjnë porosi online dhe duan të paguajnë me Kartë Krediti ose PayPal. Për pagesat me Cash, ose Transferte Bankare nuk është e nevojshme të futet asnjë informacion financiar (Kartë Krediti, PayPal, etj).

PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE QË MBLEDHIM

Ne e përdorim informacionin personal që mbledhim për t’ju siguruar informacione, produkte dhe shërbime që kërkoni dhe që ne besojmë se mund të jenë me interes për ju. Ne e përdorim informacionin personal që mbledhim për të regjistruar përdoruesit, për të komunikuar me ju, për t’ju ofruar ju shërbime, oferta dhe përditësime të tjera. Vetëm stafi i autorizuar i Shpresa AL Computer mund të aksesojë informacionin personal të përdoruesve vetëm në rastet ku nevojitet aksesi për të kryer shërbimet me klientin.

Të dhënat personale ruhen në Cloud Servers të pajisur me standartet më të larta të sigurisë. Gjithashtu komunikimi në faqen web encriptohet nga një çertifikatë SSL, që mbron të dhënat tuaja në rast se ju dërgoni informacione personale dhe kryeni pagesa me Kartë Krediti ose PayPal.

COOKIES DHE JAVASCRIPT

Faqja jonë përdor Cookies dhe JavaScript për të funksionuar. Nëse Cookies dhe JavaScript nuk janë të aktizuara në web browser-in tuaj, faqja jonë web nuk do te punojë plotësisht. Prandaj, ju lutemi që Cookies dhe JavaScript të jetë gjithmonë të aktivizuara. Ne nuk do të ndajmë asnjë informacion personal të marrë nga cookies me palët e treta per asnje arsye, përfshirë marketingun, reklamimin, etj, por mund ti përdorim këto të dhëna për të personalizuar eksperiencën tuaj në faqen tonë. Faqja jonë është e integruar me sherbime nga palë të treta si Google Analytics për të ofruar një eksperiencë më të mirë. Këto shërbime mund të përdorin Cookies. Ne nuk mbajmë pergjegjesi për politikat e tyre të privatësisë dhe do ju luteshim qe ti lexonin tek faqet e tyre respektive për çdo paqartësi që të mund të keni.

KOMUNIKIM NEPERMJET EMAIL

Ne mund të komunikojme me ju në lidhje me tema që ne besojmë se mund t’ju interesojnë, nëpërmjet newsletters, njoftimeve dhe email-eve në lidhje me zbritje ose oferta të mundshme. Herë pas here mund t’ju dërgojmë email-e automatike që lidhen me shërbimin, të tilla si email mirëseardhjeje kur regjistroheni për herë të parë në faqen web. Nëse na jepni informacion personal kur komunikoni me ne (në person, me telefon ose email), ky informacion do të ndahet me një përfaqësues të kujdesit ndaj klientit, punonjës ose ekspertë që do merret me dhënien e përgjigjes apo zgjidhjen e problemit tuaj. Ky informacion do të përdoret vetëm për qëllimet e sipërpërmendura.

MUNDESITE TUAJA TE PRIVATESISE

PËRDITËSIMET E INFORMACIONIT TUAJ
Me kërkesen tuaj, ne do përpiqemi të përditësojmë, ndryshojmë ose fshijmë informacionin personal që Shpresa AL Computer ka për ju. Për të përforcuar kushtet e kësaj Politike Privatësie, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose për të siguruar informacion në përputhje me ligjet e rregulloret në fuqi, mund të na duhet të ruajmë informacionet tuaja.

MOSMARRJA E NJOFTIMEVE
Përdoruesit që nuk dëshirojnë të marrin përditësime, njoftime ose oferta e promocione mund të zgjedhin mosmarrjen e këtyre komunikimeve. Për këtë, mund të na kontaktoni në mënyrë të drejtpërdrejtë ose mund të çregjistroheni nga lista jonë e email-eve.

SIGURIA

Ne marrim masa për të ruajtuar informacionin e mbledhur nga përdoruesit tanë, nëpërmjet masave mbrojtëse fizike, teknike dhe administrative. Shpresa AL Computer i trajnon punonjësit e saj në praktikat e sigurisë dhe të privatësisë. Sidoqoftë, mbrojtja e informacionit nuk mund të garantohet plotësisht pavarësisht masave, prandaj duhet të keni kujdes kurdoherë që ofroni informacion personal në internet, elektronikisht ose ndryshe.

SI TË NA KONTAKTONI

Nëse keni pyetje ose komente për Politikat e Privatësisë ose për faqen web, na kontaktoni me email në: ankesa@shpresa.al

DATA E PËRDITËSIMIT

14 Korrik 2022