Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Përdoruesit e iPhone 14 janë më të pakënaqur sesa gjeneratat e kaluara

Këto vlerësime shtrihen përgjatë 13 viteve duke filluar nga iPhone 4. Rezultatet gjetën se iPhone 14 mund të jetë zhgënjimi më i madh i dekadës.

Përdoruesit e iPhone 14 janë më të pakënaqur sesa gjeneratat e kaluara

iPhone 14 ka qenë një hap mbase i gabuar për Apple. Një raport i ri zbuloi se kënaqësia ndaj iPhone ka rënë ndjeshëm për mbarë familjen iPhone 14 krahasuar me paraardhësit.

PerfectRec, një uebsajt i vlerësimit të produkteve, tha se ka punuar me ekonomistë dhe shkencëtarë të dhënash për të analizuar mbi 669 mijë vlerësime ndaj iPhone.

Këto vlerësime shtrihen përgjatë 13 viteve duke filluar nga iPhone 4. Rezultatet gjetën se iPhone 14 mund të jetë zhgënjimi më i madh i dekadës.

PerfectRec tregon një grafikë me përqindjen e vlerësimeve me 5 yje për secilin iPhone. Jashtë iPhone 5 dhe iPhone 12, çdo telefon tjetër kishte patur një rritje të sentimentit pozitiv të përdoruesit.

Përqindja e vlerësimeve me 5 yje është rritur nga iPhone 5 me 65 përqind në 80 përqind në iPhone 13. Megjithatë me iPhone 14 shënoi një rënie ku vlerësimet me 5 yje përbëjnë 72 përqind.

Është niveli më i ulët i vlerësimit që prej iPhone 8-ës në 2017-ën.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

68,990 L74,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro

59,990 L64,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13

46,990 L
 
BEST DEALS
Ofertë!

Apple iPhone 12 Pro Max

49,990 L52,990 L

Apple iPhone 12

33,990 L36,990 L
 
Porosit me 1 Klik