Përdoruesit në Kinë morën mesazhin se uebsajtet nuk janë më të disponueshme. Produktet dhe shërbimet e tjera jashtë Kinës nuk preken nga ndryshimet.

Yahoo u bë kompania më e fundit e teknologjisë e cila i dha fund prezencës së saj në Kinë për shkak të rregullave të ashpra.
Përdoruesit në Kinë morën mesazhin se uebsajtet nuk janë më të disponueshme. Produktet dhe shërbimet e tjera jashtë Kinës nuk preken nga ndryshimet.
Lëvizja e Yahoo vjen menjëherë pasi Microsoft tha muajin e kaluar se do të mbyllte Linkedin në Kinë. Kina ka shtuar presionin ndaj kompanive të huaja kryesisht atyre Amerikane por edhe ndaj kompanive vendase.
Më 1 Nëntor një ligj i ri hyri në fuqi që shërben për mbrojtjen e të dhënave por aplikon rregullime për mënyrën sesi grumbullohen dhe ruhen të dhënat.
Kompanitë që nuk e zbatojnë rrezikojnë të gjobiten me 5% të të ardhurave vjetore.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë