Përpara ridizajnimit të 2016-ës, ikona kishte më shumë hije. Logoja e re është ende një trekëndësh por skajet janë më të rrumbullakëta krahasuar me logon aktuale.

Hera e fundit që Google ka ndryshuar logon e Google Play ka qenë 2016-ta kur Play Movies & TV, Music dhe Newsstand ishin aktivë. Pas gjashtë viteve Google Play Store do të ketë një logo të re.
Përpara ridizajnimit të 2016-ës, ikona kishte më shumë hije. Logoja e re është ende një trekëndësh por skajet janë më të rrumbullakëta krahasuar me logon aktuale.
Gjithashtu katër ngjyrat janë më afër katër ngjyrave të Google, një trend që po ndihet kohët e fundit nga kompania. Ngjyrat blu dhe jeshile janë më pak vibrante ndërsa ngjyra blu zë një hapësirë të konsiderueshme.
Vetëm një version me rezolucion të ulët i ikonës është i disponueshëm sot. Ikona e re është në Gpay dhe Google Pay por ende askund live në Play Store apo play.google.com.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
