Edhe pse reklamat nuk janë diçka e pazakontë në Android, këto aplikacione përdorin sistemet e tyre për ti ofruar, që do të thotë se mund të ofrojnë edhe maluerë gjithashtu.

35 aplikacione në Play Store me më shumë se 2 milionë shkarkime së bashku po përpiqen të vjedhin të dhënat personale të përdoruesve duke treguar reklama të padëshiruara sipas hulumtuesve të firmës së sigurisë kibernetike Bitdefender.
Aplikacionet janë të përhapura në disa kategori popullore, nga aplikacione GPS tek filtra fotosh dhe sfonde. Secili prej tyre ka marrë qindra mijëra shkarkime dhe përdorin taktika të fshehta për të shmangur identifikimin.
Nëse keni ndonjërin prej tyre, duhet ta fshini menjëherë.
Sipas postimit në blog të Bitdefender, aplikacionet fshehin prezencën e tyre duke ndryshuar emetimin dhe më pas ikonën përpara se të fillojnë të ofrojnë reklama agresive.
Edhe pse reklamat nuk janë diçka e pazakontë në Android, këto aplikacione përdorin sistemet e tyre për ti ofruar, që do të thotë se mund të ofrojnë edhe maluerë gjithashtu.
Disa aplikacione fshehin prezencën e tyre duke ndryshuar emërtimin dhe ikonën e aplikacionit pasi janë instaluar. Një shembull i kësaj taktike është aplikacioni GPS Location sipas Bitdefender.
Ndryshimi i emërtimit bëhet me qëllim që të jetë i vështirë gjetja dhe identifikimin e tij për ta çinstaluar. Mëposhtë gjeni listën e aplikacioneve të cilat janë në Play Store dhe që duhet ti hiqni menjëherë:
Duhet të jeni të kujdesshëm kur shkarkoni aplikacione. Së pari duhet të kontrolloni për ndonjë pasaktësi si përshembull numër të lartë shkarkimesh po asnjë vlerësim. Gjithashtu tregohuni të vëmendshëm ndaj lejeve që kërkojnë aplikacionet.
Në tërësi Play Store është një dyqan aplikacionesh shumë i sigurte, por jo rrallë herë ka pasur raste kur aplikacione dhe maluerë kanë penetruar dhe shkuar gjer tek përdoruesit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë