Ekzekutivi i Tesla shtoi se përdoruesit e verifikuar të Twitter nuk do të mund të ndryshojnë emrat e tyre pa humbur etiketën.

Elon Musk ka vendosur një datë të re për lançimin e shërbimit Twitter Blue me verifikimin me pagesë dhe është 29 Nëntori.
Afati i ri u vendos vetëm pak ditë pasi kompania ndaloi lançimin e shërbimit të ri ndërsa sajti u mbyt nga mashtrues dhe njerëz që dëshironin të bënin shaka duke imituar brende, njerëz të famshëm dhe llogari të tjera të profilit të lartë.
Musk tha se data e rikthimi do ti japë kompanisë mjaftueshëm kohë që shërbimi të përmirësohet. Ai nuk dha detaje lidhur me ndryshimet që mund të vinë me rilançimin e Blue por kompania tashmë ka aktivizuar etiketat “oficial”.
Ekzekutivi i Tesla shtoi se përdoruesit e verifikuar të Twitter nuk do të mund të ndryshojnë emrat e tyre pa humbur etiketën.
Rrjeti social Twitter, i cili po humbiste reklamues përpara se shërbimi i verifikimit me pagesë të lançohej, ka parë më shumë brende të largohen nga platforma pas aktivizimit të Twitter Blue.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë