Modelet Neo QLED dhe QLED të vitit 2023 ofrojnë një përvojë shikimi edhe më gjithëpërfshirëse për përdoruesit me Amblyopia
Samsung Electronics njoftoi se modelet e linjës e tij të televizorëve Neo QLED dhe QLED të vitit 2023, janë vlerësuar me certifikatën “Low Vision Care” nga TÜV Rheinland. Ky certifikim u jepet produkteve të cilat përmbushin standartet e vendosura për të ndihmuar shikuesit me Ambliopia, një lloj dëmtimi i shikimit, duke u ofruar atyre përmirësim të përvojës së shikimit.
“Inovacioni teknologjik fiton kuptim të vërtetë kur është i disponueshëm për të gjithë, kështu që ne jemi të krenar që vlerësohemi me këtë certifikatë që nënvizon punën tonë për ta bërë shikimin më të aksesueshëm,” tha Seok Woo Yong, Nënkryetar Ekzekutiv dhe Zëvendës Drejtues i Biznesit të Ekranit Vizual në Samsung Electronics. “Sipas misionit të Samsung për ‘Ekranë Kudo, Ekran për të Gjithë’, ne do të vazhdojmë të ofrojmë ekrane premium që plotësojnë nevojat e çdo shikuesi.”
Për të përmirësuar përvojën e shikimit për konsumatorët me lloje të ndryshme të shikimit të ulët, Samsung zhvilloi Relumino Mode, i cili përmirëson imazhet në pjesë specifike – të tilla si theksimi i kontureve dhe përmirësimi i kontrastit– në mënyrë që të jetë më e lehtë për të dalluar përmbajtjen në ekran dhe për të ndjekur veprimet. Ambliopia, e njohur edhe si syri dembel, shfaqet në rreth tre përqind të fëmijëve, duke e bërë atë një nga problemet më të zakonshme të shikimit të ulët të përjetuar në fëmijëri. Në shumicën e rasteve të ambliopisë, truri i një fëmije injoron sinjalet që vijnë nga një sy, që do të thotë se ai zhvillon vetëm pamjet për në syrin tjetër.
TÜV Rheinland, një organizatë lider ndërkombëtar certifikimi, vlerëson Samsung me certifikatën “Low Vision Care” për teknologjinë, e cila përmirëson përvojën e shikimit të përdoruesive me ambliopi. TÜV Rheinland ka kryer teste të ndryshme që krahasojnë se si ndryshojnë pamjet e ekranit krahasuar me ato të modalitetit Relumino në qartësi, mprehtësi dhe komoditet të përgjithshëm vizual.
Përveç këtij certifikimi të fundit, ekranet Samsung kanë marrë gjithashtu certifikatën “Circadian Rhythm Display” dhe vlerësimin “Eye Care” nga Verband Deutscher Elektrotechniker (VDE), si dhe vërtetimin ” Glare-Free ” nga Underwriters Laboratories (UL) për teknologjitë e tij që ofrojnë një përvojë shikimi më të sigurt dhe më komode. Samsung gjithashtu mori certifikatat “Pantone Validated” dhe “Skin Tone Validated” nga Pantone, duke nënkuptuar se ekranet e Samsung përmbushin standardet e saktësisë së ngjyrave. Kjo listë në rritje e vlerësimeve thekson se si inovacioni mund të ndikojë pozitivisht në përvojat e konsumatorëve dhe përforcon lidershipin global të televizorit Samsung gjatë 17 viteve të fundit.
RRETH SAMSUNG
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.
Seritë Neo QLED 8K (QN900, QN800), Neo QLED 4K (QN80 e lart) dhe QLED (Q80 e lart). Modelet e aplikuara ndryshojnë sipas rajonit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë