Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Me versionin 6.1 WordPress përditëson ndërtuesin e uebsajteve për të tretën herë brenda vitit

Ky debutim përmban edhe disa funksionalitete të reja shkrimi ku përdoruesit mund të përzgjedhin pjesërisht disa paragrafike për ti edituar si një bllok më vete.

Me versionin 6.1 WordPress përditëson ndërtuesin e uebsajteve për të tretën herë brenda vitit

Platforma e menaxhimit të përmbajtjeve open-source WordPress lëshoi ditën e sotme versionin më të fundit 6.1 me emrin e koduar “Misha” për të zgjeruar eksperiencën e editimit përmes blloqeve prezantuar në fillim të vitit me WordPress 5.9 dhe WordPress 6.0.

Emërtuar pas pianistit Ruso-Norvegjes Mikhail “Misha” Alperin, WordPress 6.1 përmban disa përditësime në ndërtuesin e uebsajteve duke ofruar një temë standard me blloqe e cila ka 10 variacione stilesh dizajnuar nga anëtarët e komunitetit të WordPress.

Ky debutim përmban edhe disa funksionalitete të reja shkrimi ku përdoruesit mund të përzgjedhin pjesërisht disa paragrafë për ti edituar si një bllok më vete.

Me kontributin e mbi 800 njerëzve në mbarë botën, WordPress 6.1 është dizajnuar për tu siguruar se përdoruesit mund të aplikojnë pamje të ndryshme të një uebsajti me një temë të vetme.

I disponueshëm nga ky moment, WordPress 6.1 përmban edhe disa shembuj të rinj u përdoruesit mund të krijojnë nga Site Editor përfshirë dizajnë të veçuara për postimet dhe faqet.

WordPress ka përmirësuar edhe ndërfaqen e dokumenteve për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve të shohin dhe menaxhojnë me më lehtësi cilësimet e postimeve dhe faqeve. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik