Me përmasa prej 27-inç paneli 1440p ka vonesa prej vetëm 0.03ms dhe frekuencë rifreskimi prej 480Hz duke e bërë një prej ekraneve më të shpejtë OLED në përdorim.
LG Display, një kompani që prodhon dhe shet ekrane për kompanitë e tjera, prezantoi një panel OLED që mund të shfaqet së shpejti në monitorët gaming të segmentit të lartë.
Me përmasa prej 27-inç paneli 1440p ka vonesa prej vetëm 0.03ms dhe frekuencë rifreskimi prej 480Hz duke e bërë një prej ekraneve më të shpejtë OLED në përdorim.
Edhe pse ky ekran ka frekuencë 480Hz, për të përftuar nga kjo shpejtësi duhet të reduktoni rezolucionin në 1080p. Paneli i ri e vendo LG Display në konkurrencë me Samsung që ofron një panel OLED 1440p po me frekuencë 360Hz.
Samsung e ka adoptuar këtë panel për monitoring gaming 27-inç Odyssey OLED G6 dhe MSI e Dell kanë planifikuar monitorë të tyre me këtë panel gjithashtu.
LG Display planifikon ta ofrojë panelin 27-inç OLED 480Hz në gjysmën e parë të 2024 ndërsa linjën e plotë të paneleve OLED gaming do ta prezantojë në CES 2024.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë