Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

LG integron NFT-të në televizorët e kompanisë

Në SHBA kompania filloi integrimin e NFT-ve përmes platformën WebOS 5.0 ku përdorurit do të kenë akses në LG Art Lab.

Përgjatë historisë së saj të gjatë, gjiganti Korean LG nuk ka pasur frikë të provojë aventura të reja. Prandaj nuk përbën surprizë që kompania Koreano-Jugore të hyjë në industrinë e NFT-ve.

Në SHBA kompania filloi integrimin e NFT-ve përmes platformën WebOS 5.0 ku përdorurit do të kenë akses në LG Art Lab.

Është një treg për shitblerjen e NFT-ve direkt nga ekrani i televizorit. Mbështetet në rrjetin e Hedera dhe përdor portofolin Wallypto të LG për ruajtjen e aseteve dixhitale.

Kjo platformë ofron edhe një funksionalitet numrimi mbrapsht ku njofton përdoruesit nëse NFT-të do të kenë zbritje.

Lëvizja vjen në një kohë kur interesi rreth NFT-ve ka rënë ndjeshëm mbështetur edhe në të dhënat e Open Sea, tregu më i madh në botë i NFT-ve.

Më 28 Gusht tregu përpunoi 5 milionë dollarë transaksione në NFT, një rënie rekord me 99% nga 405.75 milionë dollarë në 1 Maj 2022.

Gjatë kësaj periudhe edhe vlera e shumë NFT-ve ka rënë ndjeshëm. Në Maj një NFT e Bored Ape Yacht Club ishte 153.7 eth ndërsa sot vetëm 73 eth.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Porosit me 1 Klik