Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Laptopi radikal Asus Zenbook Duo ka dy ekrane OLED

Duke peshuar nën 1.3 kilogram dhe me aplikacione AI, kjo makineri unike është dizajnuar për produktivitet në lëvizje.

Laptopi radikal Asus Zenbook Duo ka dy ekrane OLED

Asus prezantoi modelin më të fundit të Zenbook Duo, një laptop ultraportativ me ekrane dhe tastierë që shkëputen në CES 2024.

Përditësimi më i madh i laptopit të ri janë dy ekranet me prekje të cilët përdorin panele OLED me ndriçim të fortë për qartësi dhe kontrast maksimal.

Duke peshuar nën 1.3 kilogram dhe me aplikacione AI, kjo makineri unike është dizajnuar për produktivitet në lëvizje.

Asus Zenbook Duo 2024

Asus Zenbook Duo duke mjaft i çuditshëm në pamje të parë. A është një laptop tradicional? Apo 2-n-1? Kjo makineri duket sikur vuan me produktivitetin.

Sidoqë të jetë opinioni juaj, padyshim tërheq vëmendjen. Ekranet 14-inç OLED janë me prekje, kanë rezolucion 3K dhe frekuencë 120Hz. Me të dy ekranet e hapura, formojnë një hapësirë pune prej 19.8-inç.

Ofron hapësirë të bollshme për punë, video konferenca etj. Dy ekranet mund të përdoren në orientim vertikal dhe horizontal.

Laptopi nuk lë asgjë mangët në performancë. Vjen me procesorët e fundit Intel Core Ultra 7 dhe 8 H-Series, me grafikat Intel Arc, deri në 32GB RAM dhe 1TB SSD.

Bateria prej 75Wh është e bollshme gjithashtu. Duo është ndërtuar nga materiale të riciklueshme si 90 përqind magnezium dhe alumin industrial. Zenbook Duo (2024) do të dalë në shitje në tre mujorin e parë të vitit ndërsa nuk ka detaje në lidhje me çmimin.

Copyright: © PCWorld Albania