Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

“Kumbari” i inteligjencës artificiale paralajmëron për rreziqet e saj

Hulumtimet e tij ishin të përqendruara rreth deep learning dhe rrjeteve neurale të cilat i kanë hapur rrugë sistemeve aktuale AI si ChatGPT.

“Kumbari” i inteligjencës artificiale paralajmëron për rreziqet e saj

Një njeri i cili njihet gjerësisht si “kumbari” i inteligjencës artificiale dha dorëheqjen nga puna e tij duke paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.

75 vjeçari Geoffrey Hinton njoftoi dorëheqjen e tij nga Google përmes një deklarate në New York Times ku tha se ishte penduar për punën e tij.

Ai tha gjatë një interviste për BBC dhe disa rreziqe të inteligjencën artificiale ishin të frikshme. “Aktualisht ata nuk janë më inteligjentë se ne, me aq sa kam kuptuar unë. Por mendoj se së shpejti do të jenë.”

Dr. Hinton gjithashtu pranoi se mosha e tij ka luajtur një rol në vendimin për tu larguar nga gjiganti i teknologjisë.

Hulumtimet e tij ishin të përqendruara rreth deep learning dhe rrjeteve neurale të cilat i kanë hapur rrugë sistemeve aktuale AI si ChatGPT.

Por shkencëtari kompjuterik dhe psikologu me shtetësi Britanike dhe Kanadeze tha se robotët AI së shpejti mund të tejkalojnë kapacitetet e informacionit që truri i njeriu mund të mbajë.

“Deri më sot kemi parë sisteme si GPT-4 që eklipsojnë një njeri në sasinë e njohurive që ka dhe me një diferencë të madhe. Në aspektin e arsyetimit, aktualisht kanë një gjykim të thjeshtë.”

Duke pasur parasysh ritmin e zhvillimit, presim që të bëhen më të mirë shumë shpejtë. Për këtë duhet të shqetësohemi.”

Copyright: © PCWorld Albania

Porosit me 1 Klik