Qualcomm thotë gjithashtu se 8cx Gen 3 ka 60% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar.

Qualcomm ka vendosur të zgjerojë linjën e çipeve ARM për Windows dhe Chromebook me platformat e reja 8cx Gen 3 dhe 7c+ Gen3 3. Për më tepër kompania thotë përdoruesit mund të luajnë lojëra me çipin Snapdagon G3x Gen 1.
Snapdragon 8cx Gen 3 i cili mbështetet tek gjenerata e kaluar Gen 2, është platforma e parë 5-nanometër për kompjuterët sipas Qualcomm dhe dizajnuar për laptopët super të hollë dhe ma ventilatorë procesori.
Kalimi në 5-nanometër sipas kompanisë është përmirësuar ndjeshëm performanca e bërthamave Kryo duke mbajtur të njëjtat nivele konsumi të energjisë me Gen 2.
Kompania pretendon se çipet kanë 85% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar dhe një raport performancë për vat 60% më të lartë sesa çipet x86.
Së bashku me 5G dhe Wi-Fi 6/6E, platforma ofron jetëgjatësi baterie disa ditore, një kamër të përmirësuar dhe funksione audio të avancuara.
Qualcomm thotë gjithashtu se 8cx Gen 3 ka 60% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar.
Sa i përket Snapdragon 7c+ Gen 3, platforma e dizajnuar për kompjuterët dhe Chromebookët e rangut të ulët. Madje sjell teknologjinë 5G në mmWave dhe nën-6Ghz falë modemit Snapdragon X53 5G. Qualcomm thotë se 7c Gen 3 ka 40% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar.
Për të treguar platformën Qualcomm bashkëpunoi me Razer për të ndërtuar një pajisje gaming me ekran 6.65-inç OLED 120hz dhe HDR 10-bit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë