Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në TikTok

Me “Dark Mode” në TikTok mund ta parandaloni që një situatë e keqe të ndodhë në të ardhmen.

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në TikTok

Rrjedha e pafundme e postimeve të videove me metrazh të shkurtër në TikTok mund tu konsumojë orë me sytë në smartfonin tuaj, kohë e cila do të ishte shpenzuar më mirë por të kishte qenë më e shëndetshme.

Pasoja e të qëndruarit me smartfonin tuaj në dorë në mesnatë duke shfletuar në Tiktok është padyshim kosto që sytë tuaj e paguajnë.

Me “Dark Mode” në TikTok mund ta parandaloni që një situatë e keqe të ndodhë në të ardhmen.

Ja sesi të aktivizoni dark mode në TikTok

  1. Hapni TikTok
  2. Klikoni ikonën e profilit në cepin e djathtë lart dhe shkoni tek profili juaj.
  3. Klikoni ikonën hamburger në cepin e djathtë lart ku do të hapet një dritare menuje.
  4. Klikoni “Settings and Privacy.”
  5. Nën “Content & Activity” klikoni “Dark Mode.”
  6. Në menunë e re mund të zgjidhni mes temave të bardha dhe të zeza të TikTok ose të aplikoni automatikisht bazuar në ndërfaqen e sistemit.

Pavarësisht opsionit që zgjidhni, nuk do të ketë ndryshime në eksperiencën e shfletimit të videove me përjashtim të sfondit të errët. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Active Stylus Pen

1,490 L2,390 L
 
Porosit me 1 Klik