Telefoni ra nga avioni i cili u dekompresua pak minuta pas shkëputjes nga toka dhe shkëputi derën e emergjencës.
Një dizajner video lojërash i quajtur Sean Bates gjeti një iPhone në një shkurre ditën e Dielë që kishte rënë nga fluturimi 1282 i Alaska Airlines.
Gjatë fluturimit, dera e emergjencës së avionit Boeing 737 Max 9 u shkëput duke detyruar të bënte ulje urgjente. Telefoni i rënë prej avionit ishte i padëmtuar edhe pse së bashku me të ishte kabulli i karikimit.
Bates postoi fotot e telefonit duke treguar edhe ekranin së bashku me një e-mail të rezervimit.
Telefoni ra nga avioni i cili u dekompresua pak minuta pas shkëputjes nga toka në lartësinë prej 4.8km dhe shkëputi derën e emergjencës.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA konfirmoi ditën e Dielë se dy telefonë u rikuperuan pasi ranë nga Boeing 737 Max 9. Por si mbijetoi telefonin?
Wired shpjegonte se kur një objekt është duke rënë, arrin shpejtësinë maksimale deri në pikën që rezistenca e ajrit kundërvepron me gravitetin.
Gjithashtu vendi ku bie luan një rol të madh ku një hapësirë e rrethuar me pemë redukon forcën e impaktit më tepër sesa betoni.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë