Google akuzon dy individë si krijuesit e saj, Dmitry Starovikov dhe Alexander Filippov.

Google ka paditur hakerët të cilët besohet se i përkasin një bande kriminale që vjedh informacionet e përdoruesve në mbarë botën.
Një padi shkoi drejt dy shtetasve Rusë dhe 15 individëve të panjohur që mendohet të jenë pas botnetit Glupteba që ka infektuar mbi 1 milionë kompjuterë.
Kriminelët kibernetikë përdorin këto sisteme pajisjesh të kompromentuara për të hakuar informacione private. Është hera e parë që Google nis një padi kundër një botneti.
Glupteba për herë të parë u identifikua në 2011-ën dhe përhapet përmes sajteve të shkarkimit të filmave online apo softuerëve të palëve të treta.
Në një hetim Google ka zbuluar se botneti ka të infektuar afro 1 milionë pajisje Windows. Besohet se Glupteba po rritet me ritme të shpejta duke shtuar mijëra pajisje të reja njëherazi.
Google akuzon dy individë si krijuesit e saj, Dmitry Starovikov dhe Alexander Filippov.
Krimi kibernetike shkaktoi një dëm prej 1 trilionë dollarësh në 2020-ën sipas një studimit të McAffe dhe Center for Strategic and International Studies.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë