Kur manipulohet për ta paraqitur Firefox sikur është shfletuesi Chrome, YouTube hapet normalisht. Në këtë rast nuk ka pritje as vonesa në hapje.
YouTube ka filluar të godasë bllokuesit e reklamave duke ngadalësuar hapjet e videove në shfletuesin Firefox.
Hapja e YouTube.com është diçka që shumë njerëz e bëjnë çdo ditë, por së fundi ky proces ka qenë çuditërisht i ngadaltë për disa, veçanërisht në Firefox.
Një përdorues në Reddit quajtur u/vk6_ postoi një video ku tregon se hapja e YouTube në Firefox ka një vonesë të konsiderueshme. Për pak sekonda faqja mbetet bosh me disa elementë në sfond që fillojnë të shfaqen por pa përmbajtje që e shoqëron.
Pas pak sekondash faqja hapet si zakonisht. Dikush mund të thotë se është problem me lidhjen e internetit, por videoja tregon qartësisht se është zgjedhja e Google.
Kur manipulohet për ta paraqitur Firefox sikur është shfletuesi Chrome, YouTube hapet normalisht. Në këtë rast nuk ka pritje as vonesa në hapje.
Duket si një provë e qartë se është vepër e Google. Një tjetër përdorues gjeti kod në YouTube.com që tregon një funksion “timeout” që detyron përdoruesit të presin 5 sekonda përpara se faqja të hapet.
Google tha se për ngadalësimin duhet të fajësohen bllokuesit e reklamave duke thënë se përdoruesit që i kanë instaluar mund të kenë një eksperiencë jo të mirë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë