Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google mbyll botin e Discord shumë popullor Groovy

Google konfirmoi masat e ndërmarra dhe se Groovy ishte në shkelje të termave të shërbimit e madje ka përdorur shërbimin për qëllime komerciale.

Google mbyll botin e Discord shumë popullor Groovy

YouTube ka vendosur të rrëzojë botët e muzikës në Discord. Platforma në pronësi të gjigantit të kërkimit ka kërkuar nga pronarët e Groovy Bot, ku përdoruesit e Discord mund të dëgjojnë muzikë nga videot e YouTube, që të mbyllet për 7 ditë.

Ky bot është i instaluar në mëse 16 milionë serverë Discord. Groovy reagoi duke thënë se ka vendosur të mbyllë botin më 30 Gusht.

Google konfirmoi masat e ndërmarra dhe se Groovy ishte në shkelje të termave të shërbimit e madje ka përdorur shërbimin për qëllime komerciale.

Groovy Bot është shumë popullor. Në 5 vitet e fundit ka tërhequr mëse 250 milionë përdorues saqë tërhequr vëmendjen e Google dhe YouTube.

Edhe pse përdor muzikën nga Spotify, YouTube, Soundcloud dhe shërbime të tjera të ngjashme, 98% e muzikës luhet nga YouTube.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

24 ORE ONLINE

Apple HomePod Mini

16,990 L
 
- 50%
BEST DEALS
Ofertë!

QCY T1C Wireless Earphones

1,490 L
Kurseni: 1,500 L
Porosit me 1 Klik