Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google gjobitet me 100 milionë dollarë

Arsye e gjobitjes ishte dështimi nga ana e Google për të hequr përmbajtjen e konsideruar të paligjshme në Rusi. Shuma e gjobës përbën rreth 8% të ardhurave të Google në Rusi.

Google gjobitet me 100 milionë dollarë

Rregullatorët rusë kanë gjobitur Google me 7.2 milion rubla (98 milion dollar) si rezultat i përpjekjes për të mbajtur në kontroll të dhënat që postohen në kompanitë e mëdha teknologjike. Arsye e gjobitjes ishte dështimi nga ana e Google për të hequr përmbajtjen e konsideruar të paligjshme në Rusi. Shuma e gjobës përbën rreth 8% të ardhurave të Google në Rusi.

“Do të ketë masa shumë të pakëndshme”- thotë një zyrtar rusë,  nëse Google nuk fshinë përmbajtjen e ndaluar, e cila përfshin promovimin e drogës dhe postimet nga organizatat që qeveria thotë se janë ekstremiste ose terroriste, duke përfshirë ato që lidhen me lideri i opozitës Alexei Navalny.

Megjithatë kjo nuk është gjoba e parë e Google në Rusi për moderimin e përmbajtjes së saj. Edhe kompanitë si Twitter dhe Meta janë përballur gjithashtu me ngadalësim të shërbimeve të tyre dhe gjoba për të njënjtën arsye nga rregullatorët rusë.

Zyrtarët rusë mbështeten gjithashtu te Google dhe Apple për të hequr aplikacionet e votimit të kundërshtarëve politikë nga dyqanet e aplikacioneve, duke i kërcënuar  ata se do të ndjekin penalisht punonjësit e kompanive në vend. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Galaxy Tab A7 Lite

14,990 L
 
Porosit me 1 Klik