Monedhë

[woocommerce_currency_converter currency_codes="EUR" currency_display="select"]

Kategoritë

3 vjet më parë

Google, Apple dhe Mozilla krijojnë një standard të përbashkët testimi për shfletuesit

Projekti vjen për të zëvendësuar Speedometer 2, i cili është aktualisht mjeti defakto që mat efektivitetin e shfletuesve dhe është zhvilluar nga ekipi WebKit i Apple.

Google, Apple dhe Mozilla krijojnë një standard të përbashkët testimi për shfletuesit

Google, Apple dhe Mozilla bashkuan forcat për të ndërtuar një standard të përbashkët të testimit të shfletuesve. Speedometer 3 do të jetë një përpjekje nga mbarë industria përfshirë krijuesit e Chrome, Safari dhe Firefox për të krijuar një model të ri që balancon vizionet e kompanive për matjen e reagimit të shfletuesve.

Tre kompanitë do të krijojnë një mjet që mat efektivitetin e produkteve të tyre konkurruese. Ndryshimet e mëdha në këtë standard kërkojnë aprovimin e dy kompanive të tjera.

Politika e re synon që ekipet e punës së shfletuesve të gjejnë një konsensus të përbashkët për çdo ndryshim të planifikuar.

Projekti vjen për të zëvendësuar Speedometer 2, i cili është aktualisht mjeti defakto që mat efektivitetin e shfletuesve dhe është zhvilluar nga ekipi WebKit i Apple.

Chrome, Safari dhe Firefox janë tre prej katër shfletuesve më të mëdhenj sot. Shfletuesi i katërt, Microsoft Edge, nuk ka motorin e vet por përdor motorin Chromium open-source të Google.

Speedometer 3 është në hapat e parë dhe faqja në GitHub paralajmëron se është në zhvillim aktiv dhe mund të jetë jo-stabil. Grupi rekomandon përdorimin e Speedometer 2.1 derisa Speedometer 3 të jetë gati.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Google Nest Audio

9,990 L14,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
- 29%
BEST DEALS
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
Porosit me 1 Klik