Funksioni i ri përputhet me dizajnin e Windows 11-ës dhe ka të gjitha funksionalitetet e taskbarit normal.

Microsoft ka sjellë një funksionalitet të ri në taskbarin e Windows 11-ës dizajnuar për ta bërë më të lehtë gjetjen e aplikacioneve të hapura por që shtrihen përtej hapësirës së taskbarit.
Është një opsion i shumë kërkuar për përdoruesit e fuqishëm të kompjuterëve të cilët mbajnë disa aplikacione të hapura njëherazi.
Funksionaliteti i quajtur “Taskbar Overflow” është një menu me tre pika që shfaqet sapo të keni mbushur taskbarin me aplikacionet që keni hapur. Me të klikuar këto tre pika shfaqen pjesa tjetër e aplikacioneve që nuk i zë taskbari.

Aktualisht nëse keni shumë aplikacione të hapura në Windows 11 dhe 10, taskbari krijon një hapësirë ku shfaqen vetëm aplikacionet e përdorua së fundi.
Funksioni i ri përputhet me dizajnin e Windows 11-ës dhe ka të gjitha funksionalitetet e taskbarit normal.
Testuesit e Windows 11-ës në kanalin Dev mund të provojnë opsionin e ri nga kjo javë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë