Të gjithë shfletuesit ruajnë përmbajtjen në proceset e tyre sandbox. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet shfrytëzim qëllimkeq i kodit.

Shfletuesi Firefox mund të mos ketë atë popullaritet të një dekade më parë ndërsa përdoruesit duken të fiksuar pas Chrome, por është një prej atyre shfletuesve që trajton atë çfarë më së shumti ka rëndësi: sigurinë.
Zhvilluesit kanë dërguar së fundi një përditësim, Firefox 95, i cili vjen me një nënsistem quajtur RLBox.
Është një metodë e re sandbox me të cilën izolohen nënkomponentët duke e bërë Firefox më të sigurte. RLBox përdor WebAssembly për të izoluar kodin problematik.
Por pse RLBox është i rëndësishëm?
Të gjithë shfletuesit ruajnë përmbajtjen në proceset e tyre sandbox. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet shfrytëzim qëllimkeq i kodit.
Problemi është se aktorët e këqinj sulmojnë duke lidhur bashkë dobësitë e sigurisë, një për të kompromentuar procesin e sandbox dhe një tjetër për ti ikur atij.
Për tu mbrojtur nga ky lloj sulmi shumë i zakonshëm, shfletuesit duhet të kenë disa nivele sigurie. Me RLBox Firefox nul lejon kapërcimin në pjesë të ndryshme të programit dhe memorie nuk mund të aksesohet nga jashtë në një pjesë specifike të saj.
Këto kufizime mjaftojnë që Firefox të mbrojte përdoruesit nga defektet aksidentale por edhe sulmet e qëllimshme sepse arrin të adresojë hapësirën mes kodit të besueshëm dhe jo të besueshëm në të njëjtin proces.
Sa i takon përdoruesve asgjë nuk duhet veprur. RLBox aktivizohet automatikisht me Firefox 95.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë