Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Diablo IV sjell disa prej skenave më gjakatare në 2023

Diablo IV do të jetë një lojë me çmim të plotë ndërtuar për tu luajtur në PC dhe konsolë.

Diablo IV sjell disa prej skenave më gjakatare në 2023

Diablo IV, versioni i ardhshëm madhor i lojës shumë popullore të Activision Blizzard, do të jetë i disponueshëm në 2023 njoftoi kompania ditën e Dielë.

Kur të debutojë do të ofrohet për PC, Xbos Series X/S, Xbox One, PS5 dhe PS4. Si me versionet e kaluar, ky i fundit do të sjellë skena gjakatare.

Përveç klasave të prezantuar tashmë si magjistarët, barbarët, druidët dhe rogue, Activision Blizzard zbuloi një klasë të 5-të e cilat mund të luhet: Necromancer.

Lajmi vjen pak ditë pasi Diablo Immortal debutoi në smartfonët dhe PC në fillim të këtij muaji. Loja është kritikuar për koston e saj ndërsa Diablo shpreson që me versionin e ri të shmangë këto probleme që nga debutimi.

Diablo IV do të jetë një lojë me çmim të plotë ndërtuar për tu luajtur në PC dhe konsolë. Administratori i komunitetit global të Diablo Adam Fletcher premtoi përmbajtje të shumta për të gjithë ndërsa ato me pagesë do të jenë mjete kozmetike dhe pako të plota ekspansioni. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

24 ORE ONLINE

Xiaomi 12

69,990 L
 
- 13%
BEST DEALS
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

17,490 L
Kurseni: 2,500 L
Porosit me 1 Klik
Porosit me 1 Klik