Me audion hapësinore përdoruesit kuptojnë se nga vjen audio jo thjeshtë sesi ngjan zëri i dikujt.

E gjithë filozofia e Clubhouse është tek dhomat e bisedave audio, andaj çdo përmirësim që mund të vijë në këtë aplikacion normalisht do të shkonte për cilësinë e audios.
Nëse keni harduerin e nevojshëm, aplikacioni lançoi së fundi mbështetjen për audion hapësinore në iOS duke ju dhënë përdoruesve një bisedë më natyrale dhe reale sikur të ishin përballë njeri-tjetrit.
Hear ye, hear ye 🔊 spAAaAaAatial audio on Clubhouse!
— Clubhouse (@Clubhouse) August 29, 2021
It's like surround sound, but w/ your own headphones. A more vibrant, human experience! Plus makes it much easier to tell who's talking.
thanks to @juberti for this one 👏 rolling out now on iOS, Android coming soon! pic.twitter.com/Zit6F9ijRK
Me audion hapësinore përdoruesit kuptojnë se nga vjen audio jo thjeshtë sesi ngjan zëri i dikujt. Funksionaliteti po lançohet gradualisht në iOS nga dita e sotme.
Në Android kompania tha se do të vijë së shpejti. Për të provuar audion hapësinore, përdoruesit duhet të kenë kufjet AirPods Pro ose AirPods Max apo kufjet të tjera me kabëll që mbështetin këtë efekt.
Audio hapësinore nuk do të funksionojë nëse lidhja realizohet përmes bluetooth.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë