Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Çipi për smartfonët flagship Android do të jetë një forcë e madhe në gaming dhe AI

I ndërtuar mbi procesin e prodhimit 4-nanometër, SoC është një çip karakteristik i platformave mobile i cili nuk përmban vetëm procesorin, por edhe grafikat dhe memorien RAM në një pllakë të vetme.

Çipi për smartfonët flagship Android do të jetë një forcë e madhe në gaming dhe AI

Photo Source: MSPowerUser

Samiti Snapdragon është vetëm pak ditë larg, megjithatë kjo nuk i ka ndaluar informatorët e industrisë të zbulojnë specifikat e plota të çipit të ardhshëm për smartfonët flagship Android, Snapdragon 8 Gen 3.

MSPowerUser publikoi një slide i cili është përgatitur për tu prezantuar përballë mediave duke hedhë dritë mbi konfigurimin 1+5+2 të System-On-Chip (SoC) Snapdragon 8 Gen 3.

I ndërtuar mbi procesin e prodhimit 4-nanometër, SoC është një çip karakteristik i platformave mobile i cili nuk përmban vetëm procesorin, por edhe grafikat dhe memorien RAM në një pllakë të vetme.

Slide i publikuar thotë se është 30 përqind më i shpejtë dhe 20 përqind më efikas sesa Snapdragon 8 Gen 2 i gjeneratës së kaluar. Sa i përket grafikave, Adreno 750 është 25 përqind më e fuqishme dhe efikase sesa gjenerata e kaluar.

Me këtë procesor, Qualcomm ka vendosur ta trajtojë eksperiencën gaming me seriozitet duke pajisur Snapdragon 8 Gen 3 me mbështetjen për Unreal Engine 5 me Lumen së bashku me Snapdragon Game Super Resolution që mund të përshkallëzohet deri në 8K.

Sipas slidet, është e mundur që përdoruesit të shohin 240fps nëse kanë një ekran 240Hz falë Adreno Frame Motion Engine 2.0.

Ekziston mbështetja për AI direkt në pajisje gjithashtu me më shumë se 10 miliardë parametra dhe një njësi neurale përpunimi (NPU) që është 98 përqind më e shpejtë dhe 40 përqind më efikase sesa gjenerata e kaluar.

Snapdragon 8 Gen 3 integron modemin e gjeneratës së re 5G të Qualcomm me shpejtësi transferimi prej 10Gbps në shkarkim dhe 3.5Gbps në ngarkim. SoC është pajisur me Wi-Fi 7 që arrin deri në 5.8Gbps edhe pse lexuesit duhen kujtuar se këto janë vetëm shpejtësi teorike testuar në kushte laboratorike.

Një tjetër detaj i çipit ishte mbështetja për versionin 3.1 Gen 2 të kontrollorit USB me shpejtësi maksimale prej 10Gbps. Një kontroller të ngjashëm ka integruar edhe Apple me çipin A17 Pro në modelet iPhone 15 Pro.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

114,990 L144,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 15 Pro Max

134,990 L149,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

114,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

68,990 L74,990 L
 
24 ORE ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

94,990 L104,990 L
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
Porosit me 1 Klik