Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Chrome goditet nga një problem spektakolar në macOS

Përdoruesit janë detyruar të rindiznin pajisjet e tyre për të pastruar ekranin nga këto vija blu horizontale të cilave u ka shpëtuar vetëm shfletuesit Safari.

Google po aplikon një numër të konsideruar ndryshimesh në Chrome që nga opsionet inteligjente tek ndryshime fundamentale të kodit. Por tashmë Google ka lëshuar një paralajmërim për shfletuesin më popullor në botë.

Shfleutesi Chrome vuan nga disa probleme grafike në macOS ku shumica e sajteve më popullore nuk pasqyrohen dot. Problemi është aq spektakolar saqë ekrani pushtohet i gjithi nga vija horizontale blu.

Mausi qëndron mbi dhe ato nuk mbulojnë gjithë ekranin. Raportimet janë dërguar në forumet e Google dhe Apple ndërsa më goditurit janë përdoruesit e MacBook Pro 16-inç me versionin e fundit të macOS.

Përdoruesit janë detyruar të rindiznin pajisjet e tyre për të pastruar ekranin nga këto vija blu horizontale të cilave u ka shpëtuar vetëm shfletuesit Safari.

Inxhinierët e Google kanë konfirmuar problemin por thonë se nuk është nga ana e tyre por tek Apple dhe macOS.

Një mënyrë për të adresuar këtë problem është çaktivizimi i akselerimit harduerik. Ju mund ta bëni këtë duke shkuar në chrome://settings/system dhe të çaktivizoni opsionin Use hardware acceleration when available.

Copyright: © PCWorld Albania

Porosit me 1 Klik