Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Chrome ekspozohet përballë një problemi sigurie me rrezikshmëri të lartë

Google mban të fshehura detajet e saj deri në një moment kur shumica e përdoruesve të kenë instaluar përditësimin.

Chrome ekspozohet përballë një problemi sigurie me rrezikshmëri të lartë

Problemi i shtatë zero-ditor i sigurisë së Chrome për 2022 është konfirmuar nga Google ndërsa kompania ka lëshuar një përditësim urgjent për adresimin e tij.

Përditësime të tilla të posaçme janë të rralla dhe mbulon të gjitha platformat nga Windows, Mac, Linux dhe Android për të adresuar problemin e sigurisë CVE-2022-3723.

Raportuar nga hulumtuesit e Avast më 25 Tetor, problemi është një “konfuzion” që ndodh me motorin V8 JavaScript të Chrome.

Google mban të fshehura detajet e saj deri në një moment kur shumica e përdoruesve të kenë instaluar përditësimin.

Por kjo kategori problemesh sigurie konsiderohet me rrezikshmëri të lartë. Sulmuesit mund të përdorin një gabim në ekzekutimin e kodit për të injektuar kod të dëmshëm dhe që mund të çojë në kompromentimin e sistemeve të përdoruesve.

Shpejtësia me të cilën Google ju përgjigj brenda 48 orësh tregon edhe rëndësinë e madhe që ka përditësimi sa më parë i Chrome.

Google tha se versioni 107.0.5304.87 për Mac dhe Linux, dhe 107.0.5304.87 ose 107.0.5304.88 për Windows dhe 107.0.5304.91 për Android duhet të jenë të disponueshme nga ky moment.

Është e këshillueshme që përditësimit të aplikohet manualisht në rast të tilla emergjente duke shkuar në menunë e Chrome, opsioni Help dhe më pas About. Nëse përditësimi është i disponueshëm do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht ndërsa ju duhet vetëm të rihapni shfletuesin.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
Porosit me 1 Klik