S’ka produkte në shportë.
Mbarë linja iPhone 15 pritet të largojë “notch” e famshëm që debutoi më iPhone X për të filluar përdorimin e Ishullit Dinamik (Dynamic Island) që debutoi vitin e kaluar në iPhone 14 Pro dhe Pro Max.
Apple ka vendosur një datë për evenimentin vjetor të Shtatorit ku do të zbulojë linjën e re të iPhone 15 si dhe pajisje të tjera.
Më 12 Shtator në 19:00 me orën tonë lokale Apple do të mbajë evenimentin të cilin e quan Wonderlust dhe do të mund ta ndjekim live në apple.com.
Mbarë linja iPhone 15 pritet të largojë “notch” e famshëm që debutoi më iPhone X për të filluar përdorimin e Ishullit Dinamik (Dynamic Island) që debutoi vitin e kaluar në iPhone 14 Pro dhe Pro Max.
Modelet Pro do të kenë disa specifika që i dallojnë nga variantet me kosto më të ulët siç është teknologjia Wi-Fi 6E. Sipas raportimeve iPhone 15 Pro dhe Pro Max do të kenë korniza më të holla ekrani dhe një kornizë telefoni prej titani.
Mbi të gjitha Apple do të hedhë hapin e parë drejt USB-C ndërsa kompanisë nuk i ka ngelur zgjidhje tjetër. Bashkimi Evropian e bëri të detyrueshëm që çdo telefon apo tablet i shitur në Evropë të ketë portën e re të karikimit USB-C.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë