Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Bashkimi Evropian jep aprovimin e fundit për standardizimin e USB-C

Kur standardi të fillojë të aplikohet, konsumatorëve Evropiane do tu jepet mundësia për të blerë një pajisje me apo pa karikues. Komisioni Evropian tha se është duke punuar për të harmonizuar edhe karikimin wireless.

Bashkimi Evropian jep aprovimin e fundit për standardizimin e USB-C

Edhe pse ca dyshonin se kjo ditë do të vinte, sot Bashkimi Evropian është gati të vazhdojë me implementimin e një standardi të përbashkët për ushqyesit e pajisjeve elektronike.

Pas disa muajsh përpjekje dhe pothuajse një dekade spekulime, Këshilli i Evropës ditën e Hënë dha aprovimin final për direktivën që do të standardizojë ushqyesit e pajisjeve elektronike në Bashkimin Evropian.

Kjo direktivë do ta bëjë portën USB-C të detyrueshme për smartfonët, tabletët, kufjet, konsolat e lojërave dhe pajisjet e tjera elektronike nga Vjeshta e 2024.

Kur standardi të fillojë të aplikohet, konsumatorëve Evropiane do tu jepet mundësia për të blerë një pajisje me apo pa karikues. Komisioni Evropian tha se është duke punuar për të harmonizuar edhe karikimin wireless.

Parlamenti Evropian votoi në favor të USB-C në fillim të muajit me 602 vota pro dhe 13 kundër. Smartfonët, kufjet, dhe pajisjet e tjera të vogla elektronike duhet të përshtaten deri në 2024. Më pas standardi do të aplikohet edhe për laptopët e shitur në Evropë nga Pranvera 2026.

Mbështetësit e direktivës thonë se ajo do të ulë impaktin mjedisor të mbetjeve elektronike dhe ishte një prej arsyeve kryesore të zhvillimit të tij.

Standardi Evropian do të aplikohet për të gjithë kompanitë si Samsung, Google dhe Apple.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik