Një muaj pasi u prezantua u tha se Apple kishte ulur pritshmëritë e shitjes nga 1 milionë në 400 mijë njësi.
Prej gjysmë viti kemi qenë në dijeni të Vision Pro, por pajisja e parë e realitetit virtual të Apple ka ngjallur interes të lartë ndërsa po hyjmë në 2024.
Kushton 3499 dollarë dhe kur u prezantua në Qershor në WWDC u tha se do të debutonte në fillim të 2024 me Apple pa specifikuar një datë konkrete.
Tani “orakulli” i Apple, analisti Ming-Chi Kuo, thotë se pajisja do të debutojë në fund të Janarit ose fillim të Shkurtit.
Sipas tij vala e parë e Apple Vision Pro do të mbërrijë brenda 1 muaji ndërsa përgjatë vitit janë parashikuar të shiten rreth 500 mijë prej tyre.
Një muaj pasi u prezantua u tha se Apple kishte ulur pritshmëritë e shitjes nga 1 milionë në 400 mijë njësi.
Edhe pse 500 mijë pajisje të shitura janë një shifër vogël për një kompani në madhësinë dhe influencën e Apple. Kujtojmë se është e njëjta kompani që shiti 200 milionë iPhone këtë vit kalendarik.
Megjithatë Vision Pro shihet më tepër si aventura më e madhe e Tim Cook në 12 vitet e tij si CEO i Apple. Jo vetëm që është një produkt krejtësisht i ri për Apple, por ka edhe një çmim të lartë.
Kuo i referohet Vision Pro si produkti më i rëndësishëm i Apple në 2024.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë