Por për shumicën e konsumatorëve kompania sugjeron vizitën tek një dyqan i autorizuar si opsioni më i mirë.

Apple ka prezantuar programin e “verë-riparimit” për konsumatorët të cilët duan të riparojnë vetë pajisjet e tyre.
Programi do të lançohet në fillim të vitit të ardhshëm në SHBA do të do të mbulojë zëvendësimin e baterive, ekraneve dhe kamerave të iPhone.
Megjithatë Apple tha se do të shesë mëse 200 pjesë dhe mjete. Lajmi vjen pasi muajt e fundit presioni ndaj Apple është shtuar nga lëvizja “e drejta për riparim” e cila kërkon që individët dhe serviset e celularëve të mund të riparojnë pajisje e Apple.
“Vetë-riparimi është për individët që kanë njohur dhe eksperiencë teknike në riparimin e pajisjeve elektronike,” tha Apple.
Por për shumicën e konsumatorëve kompania sugjeron vizitën tek një dyqan i autorizuar si opsioni më i mirë.
Apple tha se programi i vetë-riparimit do të lejojë individët tu bashkohen nëse 5,000 dyqaneve të autorizuara në riparimin e pajisjeve Apple.
Megjithatë masat shtrënguese të kompanisë mbeten në fuqi siç është nga kontrolli i çmimit tek specifikimi i pjesëve zëvendësuese.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë