Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple lançon përditësimin e fundit për 2022 për iOS, iPadOS dhe macOS

Një tjetër ndryshim është kufizimi i AirDrop ku përdoruesit kanë kohë vetëm 10 minuta për të ndarë të dhënat me të këdo përpara se të rikthehet vetëm tek kontaktet.

Apple lançon përditësimin e fundit për 2022 për iOS, iPadOS dhe macOS

Apple do të mbyllë 2022 duke lëshuar një përditësim softueri për pajisjet e saj. Përditësimet vinë me iOS 16.2 i cili duhet të jetë veçanërisht i rëndësishëm në aspektin e sigurisë.

Versioni i ri sjell Advanced Data Protection duke aplikuar enkriptim fundor në të dhënat e iCloud përfshirë kopjet rezervë, përmbajtjet e mesazheve, shënimet dhe fotot.

Një tjetër ndryshim është kufizimi i AirDrop ku përdoruesit kanë kohë vetëm 10 minuta për të ndarë të dhënat me të këdo përpara se të rikthehet vetëm tek kontaktet.

Kufizimi fillimisht u aplikua në Kinë për t’ju bindur kërkesave të autoriteteve.

Nëse jeni përdorues i iPhone 14 Pro dhe Pro Max, ky përditësim merr tjetër rëndësi. Tashmë përdoruesit mund të fshehin sfondet dhe njoftimet kur ekrani always-on i iPhone 14 Pro aktivizohet.

Kështu iPhone sillen më tepër si telefonë Android duke reduktuar shpërqendrimet.

Përmirësimet e tjera janë përqendruar tek aplikacionet e reja përfshirë rregullime. Së bashku me versionin e ri të iOS, kompania ka lançuar iPadOS 16.2 dhe macOS Ventura 13.1 duke sjellë funksione si Advanced Data Protection, Freeform dhe aplikacionin e ri Home.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 13

46,990 L
 
- 29%
BEST DEALS
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
24 ORE ONLINE

Xiaomi Mi Casual Daypack

1,490 L
 
Porosit me 1 Klik