Kjo kompani është tashmë gjerësisht e shtrirë dhe e integruar në tregun shqiptar të informatikës duke ofruar produkte dhe shërbime konkuruese për vendin.
Në një treg ku kompanitë që ofrojnë të njëjtat shërbime me çmime që shpesh janë të paarritshme për familjet me ekonomi mesatare, kjo kompani që nga viti 2003 ka zgjedhur një rrugë tjetër.
Çmimet e ulëta dhe shërbimet cilësore i kanë garantuar kësaj kompanie një numër të lartë klientësh të rregullt të cilët përveç blerjeve të produkteve teknologjike, marrin asistencë të vazhdueshme nga stafi i kualifikuar për çdo çështje teknike.
Ndërkohë, asistenca teknike dhe serviset kompjuterike të “Shpresa AL Computer” janë të njohura nga klientët sepse u kushtojnë pak kohë dhe para.
Stafi i ” Shpresa AL Computer ” është kualifikuar që çdo problem teknik i kompjuterave, smartfoneve apo pajisjeve të tjera teknologjike të zgjidhet brenda pak minutave në mënyrë që klienti të mos jetë i detyruar të heqë dorë nga planet ditore.
Po ashtu, vetë kompania informohet vazhdimisht për risitë teknologjike në vendet më të zhvilluara duke i sjellë ato në Shqipëri për të mundësuar që ato të jenë në dorën e çdo klienti shqiptar dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës së tyre.
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë