Në CES 2024 (ekspozitë vjetore tregtare e teknologjisë) u prezantua një asistent virtual i ri i quajtur rabbit r1. Por ndryshe nga asistentët e tjerë, ai nuk gjendet në telefonin tuaj, ai gjendet në një pajisje të veçuar.
Kjo pajisje 200 dollarëshe (rreth 19 mijë lek të reja) funksionon si një asistent i veçuar të cilit mund t’i kërkosh të të thërrasë një taksi, të të tregojë restorantet më të mira pranë teje etj.
Sipas kompanisë, rabbit r1 nuk është krijuar për të zëvendësuar totalisht telefonin, por, kur duam të kërkojmë diçka të shpejtë, pajisja na hyn në ndihmë. Gjithashtu ka aplikacione të cilat punojnë vetëm me Siri-n apo vetëm me Alexa-n, prandaj, rabbit r1 e eliminon këtë problem.
Por, a do t’i mbijetojë rabbit r1 kompeticionit të gjerë në treg? Sipas drejtuesve të kompanisë, pri-blerjet kanë filluar dhe gjithçka tjetër mbetet për tu parë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë